Sipas stjuardesave këto janë 9 gjëra që nuk duhet t’i vishni kurrë në avion!

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Po bëni gati valixhen për një fluturim dhe jeni në dilemë se çfarë të vishni në avion? Ne nuk do t’ju themi të dilni me pizhamet e shtëpisë, por nëse doni të shmangni sikletet, ja çfarë të mos vishni, kurrë thënë nga stjuardesat që e dinë mirë çfarë funksionon (dhe çfarë jo) mbi re!

Rroba shumë të ngushta

Xhinset e ngushta mund të jenë perfekte për foto në tokë, por jo për një fluturim 4-orësh ku mezi mund të lëvizësh. Zgjidh diçka që të lejon të marrësh frymë lirisht.

Lentet e kontaktit

Ajri në avion është aq i thatë, saqë edhe një kaktus do vuante. Nëse ke lente në sy, do ndihesh sikur ke rërë në to. Merr syzet, lëri lentet të pushojnë dhe shijo gjumin me një audiobook në sfond.

Veshje që mund të digjen shpejt, por e vërtetë

Askush s’po thotë që do ndodhë ndonjë gjë, por në raste emergjence (s’duam t’i mendojmë, por ekzistojnë), më mirë të mos jesh me fustan me thekë që merr flakë me një frymë.

Takat e larta

Këpucët me takë s’janë aspak praktike në aeroport e aq më pak në avion. Këmbët fryhen, rruga është e gjatë dhe përballja me dyshemetë e aeroportit zbathur s’është aspak “glam”.

Mos u gënjeni nga stina e verës

Jashtë mund të jetë 41°C, por brenda avionit duket sikur je në një sallë operacioni. Merr një bluzë me mëngë të gjata ose një shall.

Rrobat e komplikuara

Imagjinoje veten duke u përpjekur të heqësh një jumpsuit të ngushtë në një banjo ku mezi ke hyrë. Të ndihmojmë? Mos e vish atë jumpsuit. Gjithashtu shmang veshjet me detaje metalike që të mos qëndrosh shumë minuta te skaneri.

Parfum me aromë të rëndë

Shmang parfumet me aromë të fortë, sidomos në fluturime të gjata. Ki parasysh që mund të ketë njerëz të ndjeshëm ndaj aromave të forta, gra shtatzënë, fëmijë.

Pëlhura që të bezdisin

Në tokë mund ta tolerosh një bluzë që të ‘kruan’ pak në qafë. Në ajër, pas 2 orësh, do ndihesh sikur të ka mbështjellë një letër zmerile. Vish diçka të butë, të rehatshme dhe që s’ta acaron lëkurën.

Veshje që shkaktojnë debat ose kanë ‘tekste ofenduese’

Bluza me tekste “pikante” janë arsye që mund t’ju ndalojë policia. Ka ndodhur. Bëhu cool, jo problematik. Kur fluturon, rehatia është më “in” se çdo tendencë mode. Zgjidh veshje praktike, ndihu mirë dhe të urojmë një fluturim pa kruarje dhe pa alarme sigurie.

Sipas stjuardesave këto janë 9 gjëra që nuk duhet t’i vishni kurrë në avion!
|
©Press Online - Misioni ynë është që përmes gazetarisë të ndikojmë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të hapur dhe më demokratike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *