Rama në homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja: Një tragjedi e madhe për shtetin!

featured
Press Online
09 Tetor 2025, 04:41

Në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, u mbajtën sot homazhet në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.

I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili la edhe një mesazh në librin e ngushëllimeve për gjyqtarin e ndjerë.

Kreu i qeverisë shkruan se vrasja e gjyqtarit të Apelit është një tragjedi e madhe jo vetëm për familjen dhe kolegët, por edhe për shtetin.

“Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin, u prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë. Edi Rama”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter