Turmat nuk fitojnë zgjedhjet!

featured
Press Online
01 Tetor 2025, 10:29

Analisti politik Urim Saliu ka reaguar pas tubimit të mbrëmshëm të koalicionit “Vleni”, duke theksuar se entuziazmi i turmave nuk është garanci për fitore elektorale.

“Turmat nuk fitojnë zgjedhjet, votat po. Dikur PDSH mbushte sheshin deri tek tregu i qytetit, po ashtu edhe sallën ‘Boris Trajkovski’, por kjo nuk ia siguronte fitoren. Pse partitë shqiptare joshen më shumë nga turmat e rreme sesa nga rezultati real i zgjedhjeve? Në një tubim apo konventë mund të marrin pjesë edhe njerëz pa të drejtë vote, çka është mashtrim. Shpesh fituesin e zgjedhjeve e përcaktojnë ata që nuk shfaqen nëpër tubime – votuesit e fshehur, por vendimtarë,” ka deklaruar Saliu, përcjell PressOnline.al

Ai shtoi se shpesh ka ndodhur që edhe votues të llogaritur si “të sigurt” në fund të kalojnë te pala tjetër.

“Prandaj loja me turmat nuk garanton fitore; fitoren e sjellin vetëm ata që vërtet hedhin votën në kuti,” përfundoi analisti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter