Zv.kryeministri Izet Mexhiti, sot në konferencë për media ka folur për propozim-ligjin e ri për lojërat e fatit, me të cilin tha se klubet e kazinove dhe bastoreve do të largohen së paku 500 metra nga objektet shkollore.
Mexhiti tha se me ligjin e ri për 70 përqind do të ulet prezenca e qendrave të bixhozit dhe bastoreve.
“Po ndalojmë reklamimin e bixhozit. Largojmë klubet e bixhozit dhe bastoret për të paktën 500 metra nga objektet shkollore, çerdhet. Rrisim taksat për të vështirësiur hapjen e pikave të kumarit. Në qeverisjen paraprake kompanitë me një licencë kanë hapur pa numër pika të basteve”, tha Mexhiti.
Ai gjithashtu theksoi se Qeveria do ta vazhdojë luftën kundër kazinove dhe bastoreve.







