Finlanda ndalon rusët dhe bjellorusët të blejnë prona

featured
Press Online
16 Korrik 2025, 10:01

Qytetarëve rusë dhe bjellorusë do t’u ndalohet të blejnë prona në Finlandë, është njoftuar nga autoritetet e atjeshme.

Ndalimi, i cili hyri në fuqi dje, është pjesë e përpjekjeve të Finlandës për të forcuar sigurinë e saj kombëtare, transmeton Telegrafi.

Ministri finlandez i Mbrojtjes, Antti Hakkanen, e përshkroi këtë veprim si një “reformë të rëndësishme që u la pa u bërë për një kohë shumë të gjatë”.

“Kur fillova në ministrinë e Mbrojtjes, e konsiderova këtë një mangësi dhe fillova përgatitjet për transaksionin e pronës rreth dy vjet më parë”, shkroi ai në X.

Ai vazhdoi duke thënë se ky veprim kishte të bënte me “forcimin e sigurisë së Finlandës”, dhe “përgatitjen për të gjitha mjetet e ndikimit”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter