Kazinotë largohen përfundimisht 500 metra larg çdo Institucioni Arsimor

featured
Press Online
15 Korrik 2025, 22:42


Kazinotë largohen përfundimisht 500 metra larg çdo Institucioni Arsimor. Qeveria në seancën e sotme miratoi edhe propozim ligjin për lojërat e fatit. Me këtë ligj ekskluzive është që përfundimisht lojrat e fatit do të largohen 500 metra nga Shkollat Fillore dhe të mesme, duke përfshirë kazino, klube aparati apo bastore të cilat kanë aparate për bixhoz.

Atë që BDI e kishte premtuar prej vitesh sa ishte në pushtet dhe nuk e bëri asnjëherë realitet. Ligji parasheh gjithashtu që përmes rritjes së taksave dhe fuitjes së rregullave të ashpra do të eliminohen një pjesë dërmuese e lojrave të fatit sepse do të rriten kostot për të operuar. Gjithashtu parashihet që të kufizohet dhe përgjysmohet numri i slot aparateve, nga 7 mijë që jaanë aktualisht, në maksimum 3 mijë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter