Perplexity AI është në bisedime të avancuara për të ngritur një investimi prej 500 milionë dollarëshe që do ta vlerësonte startupin me 14 miliardë dollarë raportoi Wall Street Journal ditën e Hënë.
Ky raund investimi udhëhiqet nga firma Accel. Startupi i mbështetur nga Nvidia ofron mjete të kërkimit përmes inteligjencës artificiale që ofrojnë përmbledhje informacionesh për përdoruesit në mënyrë të ngjashme me ChatGPT dhe Gemini.
Evoluimi i shpejtë i chatbotëve AI vitin e kaluar ka shtuar entuzuasmin e investitorëve tek startupet dhe shërbimet e tyre të cilat premtojnë përgjigje më të shpejta dhe të detajuara për përdoruesit.
Në muajin Mars u raportua nga Reuters se Perplexity ishte në bisedime për të ngritur mes 500 milionë deri në 1 miliardë dollarë duke u vlerësuar me 18 miliardë dollarë.
Gjatë vitit të kaluar kompania ngriti investime prej 9 miliardë dollarësh. Apple gjithashtu raportohet se ka planifikuar ta integrojë shërbimin e Perplexity në shfletuesin e saj Safari.
/PCWorld Albanian



