Osmani: Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, BDI do të propozojë zyrtarisht lista të hapura

featured
Press Online
03 Qershor 2025, 10:28

Ish-ministri i Jashtëm dhe nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani njofton se do të propozojë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të ketë lista të hapura

Osmani në profilin e tij në Facebook shkruan se qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin jo vetëm partinë.

“Për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, BDI do të propozojë zyrtarisht lista të hapura. Qytetarët duhet të kenë të drejtë të zgjedhin jo vetëm partinë, por edhe kandidatin që do t’i përfaqësojë. Kjo është mënyra më e drejtë për të fuqizuar votuesin dhe për të garantuar përfaqësim real në Kuvend”, shkruan Osmani.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter