Maqedonia ka buxhet për mbrojten i cili është mbi 2 për qind, minimumin që e kërkon NATO-ja

featured
Press Online
15 Maj 2025, 21:12

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Republika e Maqedonisë është ndër ata vendet anëtare të NATO-s të cilët tashmë i tejkalojnë standardet për ndarjen e buxhetit të mbrojtjes, me më shumë se 2,5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV).

“Maqedonia prej kohësh ka pasur një buxhet mbrojtës mbi 2 përqind. Me projektet e modernizimit të Ushtrisë dhe projektet e infrastrukturës, këto kosto do të rriten”, tha Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp të sotme me kryetarin e Këshillit të BE-së, Antonio Costa.

Ai shtoi se udhëzimet e reja nga shteti më i madh anëtar i NATO-s nuk janë për rritjen e limitit në 5 përqind, por për vendosjen e 2 përqind si minimum.

“Ne kemi qenë prej kohësh mbi ato 2 përqind. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e shteteve anëtare të NATO-s janë ende nën ato dy përqind”, shtoi Mickoski.

Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ndodhet sot për një vizitë njëditore në Shkup, ku përveç kryeministrit Hristijan Mickoski, do të takohet edhe me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter