Nuk ndodhi një i tillë në 25 vjet, takim mahnitës për udhëheqësin e ri të Sirisë me Trumpin

featured
Press Online
14 Maj 2025, 11:54

Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me Presidentin e përkohshëm të Sirisë Ahmad al-Sharaa. Është takimi i parë i tillë midis udhëheqësve të të dyja kombeve në 25 vjet.

Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe gazetarët nuk u lejuan të hynin.

Shtëpia e Bardhë nuk tregoi menjëherë se kush tjetër ishte në takim dhe as nuk dha detaje të tjera mbi bisedën, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv.

SHBA-ja ka peshuar se si ta trajtojnë al-Sharaa-n që kur ai mori pushtetin në dhjetor.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter