Rokas: Nevojite angazhim i madh për ta shndërruar Agjendën e Reformës së RMV-së në realitet

featured
Press Online
09 Maj 2025, 13:15

Dje me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut Mihalis Rokas, deklaroi se nevojitet po angazhim për ta shndërruar Agjendën e Reformës në realitet.

Ai shtoi se kjo do t’u mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të ndiejnë përfitimet nga anëtarësimi në BE para anëtarësimit, duke ngushtuar hendekun në pikëpamje të zhvillimit dhe duke hyrë gradualisht në Tregun e Përbashkët të BE-së.

Këto, shtoi ai janë aspirata që padyshim qytetarët dhe bizneset i dëshirojnë, pasi ata me padurim duan ta shohin vendin e tyre të bëhet anëtar i BE-së. Kjo aspiratë kërkon guxim, pragmatizëm dhe unitet kombëtar për t’u arritur.

“Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që nënshkroi marrëveshjet e nevojshme dhe mori fondet e parafinancimit nga Plani i Rritjes. Falë Agjendës së Reformës, të përpiluar me angazhim konstruktiv të dy qeverive të ndryshme dhe dy përbërjeve të ndryshme të Parlamentit”, tha Rokas.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter