Gashi: Në emër të shqiptarëve, i shpreha mbështetje Erdoganit

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Kryetari Alternativës, Afrim Gashi sërish ka shprehur publikisht mbështetjen ndaj presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili është në garë në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Turqi, përcjell TV21.

Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Gashi ka njoftuar se i ka shprehur Erdoganit mbështetje dhe mirënjohje në emër të tij, partisë që e udhëheq dhe popullit shqiptar në Ballkan.

“Sot, në Stamboll, kisha nderin të marr pjesë në “Takimin e madh të Rumelisë”, me liderë politikë të Ballkanit, që u organizua nën patronazhin e Presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Në këtë mënyrë edhe njëherë shpreha mbështetjen dhe mirënjohjen time, të Alternativës dhe të shqiptarëve për bashkëpunimin e deritanishëm mes Turqisë dhe shqiptarëve në Ballkan, por edhe me shtetin tonë”, shkroi Gashi.

Gashi: Në emër të shqiptarëve, i shpreha mbështetje Erdoganit
+ - 0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *