Haradinaj uron Mbretin Charles III pas kurorëzimit të tij

featured
Press Online
06 Maj 2023, 21:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Mbretin Charles III pas kurorëzimit si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se vizitat e mbretit Charles III në Kosovë, e para në vitin 1999 dhe e dyta në 2016, janë tregues për marrëdhënie të shkëlqyera mes dy venE madhee.

“Lidhja e Mbretit Charles III me Kosovën, është para së gjithash personale. Vizitat e tij në Kosovë, herën e parë në shtator 1999 dhe herën e dytë në mars 2016 janë tregues i marrëdhënieve të shkëlqyera që kemi me Mbretërinë e Bashkuar”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shprehur vlerësimin dhe ka falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në secilën etapë të saj.

“Në ditën e kurorëzimit të tyre, Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, iu shpreh urimet më të përzemërta! Njëkohësisht shpreh vlerësimin dhe falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës në përpjekjet për liri dhe shtetndërtim. Jam i bindur se partneriteti dhe miqësia mes dy venE madhee tona do të vazhdojë të rritet edhe më tej në të ardhmen”, është shprehur Haradinaj.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter