Bashkimi Evropian në Kosovë ka lansuar të martën fushatën “Made of Us –EU-Western Balkans Road Trip”, e dizajnuar që të ndihmojë për ngritjen e vetëdijesimit për mundësitë e krijuara nga partneriteti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Kësisoj, përgjatë 42 ditëve, blogerët nga shtete të ndryshme do të përshkojnë qindra kilometra me makinë për të sjellë storiet lokale. Ata do t’i vizitojnë disa qytete e fshatra.
Udhëheqësi për Bashkëpunim i BE-së, Alessandro Bianciardi, tha se për një javë, blogerët do t’i vizitojnë qytete e fshatra.
“Ne kemi vizituar vende unike, kemi takuar njerëz të ndryshëm, përmes rrugës. Ky projekt është testament i bashkimit të njerëzve, të storieve të ndryshme. Nga sot Albi dhe Brian do të udhëtojnë nëpër Kosovë për 1 javë, në shumë qytete dhe fshatra”, tha Bianciardi.
E blogeri holandez Brian Rocca tha se ne tashmë kanë një agjendë, ku çdo gjë është e planifikuar. Ai tregoi edhe për vendet që do t’i vizitojnë.
“Sot do të fillojmë nga Prishtina, do të shkojmë në Gjakovë, Prizren. Çdo gjë është planifikuar”, tha Rocca.
Ndërsa Alb Muhaxhiri tha se homologut të tij holandez do ta njoftojë për mikpritjen e njerëzve.
“Përveç natyrës, unë do ta njoftoj Brianin me mikpritjen e njerëzve, do ta dërgojë në Gjakovë për të ngrënë samuna me suxhuk. Ti do t’i duash ata”, tha Muhaxhiri.



