Rohde e përgëzon ministrin Peci për ndalimin e pirjes së cigares në lokale: Ushqimi dhe birrat, më të shijshme pa tym

featured
Press Online
17 Prill 2023, 14:51

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde duket se po e shijon ndalimin e pirjes së cigares në ambiente të mbyllura.

Për këtë vendim, Rohde e ka komplimentuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.

“Është lajm i mirë. Përgëzime për ministrin Ministri Peci që ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare etj. përmes inspektimeve të rrepta. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira pa tym duhani përreth, dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë ne” shkroi Rohde në Twitter.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter