Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Hoxha: Integrimi ekonomik dhe investimet, çelësi i zhvillimit të rajonit

26 Nëntor 2026

SERBI – Çupiç shpall zgjedhjet presidenciale për më 27 dhjetor

26 Nëntor 2026

BE rikonfirmon perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Hoxha: Integrimi ekonomik dhe investimet, çelësi i zhvillimit të rajonit

Press Online26 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë ditës së dytë të Konferencës së Investimeve BE-Ballkani Perëndimor “New Frontier”, në Tiranë, theksoi potencialin e rajonit për të kontribuar në konkurrueshmërinë ekonomike, sigurinë energjetike dhe forcimin e zinxhirëve evropianë të furnizimit.

Ai nënvizoi se integrimi ekonomik dhe procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian duhet të ecin paralelisht, duke mundësuar që qytetarët dhe bizneset të përfitojnë nga integrimi përpara anëtarësimit të plotë.

Ministri bëri të ditur se Shqipëria ka siguruar mbi 212 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes, përmes parafinancimit dhe pagesave të lidhura me zbatimin e reformave, ndërsa së shpejti pritet një disbursim me vlerë të përafërt.

Duke iu referuar ecurisë së procesit të integrimit evropian, ministri Hoxha theksoi se Shqipëria ka hapur të 33 kapitujt negociues dhe ka mbyllur përkohësisht katër prej tyre, ndërsa objektivi mbetet përfundimi i negociatave deri në fund të vitit 2027.

Ministri identifikoi ndërlidhjen infrastrukturore, energjinë dhe teknologjinë si tri fusha kryesore me potencial për investime. Në këtë drejtim, ai veçoi rëndësinë e Korridorit VIII, Gazsjellësit Trans Adriatik, Gazsjellësit Jon-Adriatik, si dhe mundësitë për zhvillimin e inteligjencës artificiale, prodhimit të avancuar dhe agrobiznesit modern.

Një vëmendje të veçantë ministri Hoxha i kushtoi zhvillimit të kapitalit njerëzor, forcimit të kapaciteteve institucionale, transparencës së prokurimit publik dhe investimeve në arsim e aftësi profesionale, si faktorë për tërheqjen e investimeve të qëndrueshme.

Në përfundim, ministri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për krijimin e një tregu më tërheqës për investitorët, duke i ftuar pjesëmarrësit në konferencë të konkretizojnë mundësitë e bashkëpunimit përmes projekteve, partneriteteve dhe marrëveshjeve të reja.

Previous ArticleSERBI – Çupiç shpall zgjedhjet presidenciale për më 27 dhjetor

Lajme të ngjashme

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Jorna: Investoni në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë një hapësirë të përbashkët industriale evropiane

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Konferenca e Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, Ibrahimaj: Shqipëria propozon projekt të përbashkët evropian për zhvillimin e zinxhirëve industrialë

25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave

24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

24 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Lajmet e fundit

Hoxha: Integrimi ekonomik dhe investimet, çelësi i zhvillimit të rajonit

Press Online26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë ditës së…

SERBI – Çupiç shpall zgjedhjet presidenciale për më 27 dhjetor

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i përkohshëm i Serbisë, Aleksandar Çupiç shpalli zgjedhjet e parakohshme presidenciale…

BE rikonfirmon perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor

Press Online26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Pas samitit të djeshëm të samitit mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor,…

Toshkovski: Femicidi nuk është statistikë, është dhimbje me emër e mbiemër

Press Online26 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Si shoqëri, një herë e përgjithmonë, duhet të ndalojmë së gënjyeri veten…

Shqipëria humbi territore, shqiptarët ndërtuan shtete!

Press Online26 Nëntor 2026 OPINIONE

Gjatë historisë, Shqipëria i humbi shumë territore, por shqiptarët që mbetën jashtë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.