Sportisti spanjoll Diego Poncelet ka vendosur rekord të ri botëror në zbritjen me skateboard, duke arritur shpejtësinë prej 151.83 kilometrash në orë në një rrugë në Kanada. Poncelet e realizoi këtë arritje më 22 shtator, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 146.73 kilometrash në orë, i cili qëndronte për nëntë vjet.
Spanish skateboarder sets world speed record
Diego Poncelet has set a world record in downhill skateboarding, reaching 151.83 km/h on a road in Canada.
He did it on September 22, nine years after the previous record of 146.73 km/h.
The athlete spent four years preparing for… pic.twitter.com/Y1IDi2k9iV
— NEXTA (@nexta_tv) October 15, 2026
Për të arritur këtë rezultat, sportisti u përgatit për katër vjet, duke punuar në pajisjet dhe teknikën e nevojshme për të përballuar shpejtësinë ekstreme. Ai përdori një skateboard të projektuar posaçërisht, me peshë 14 kilogramë, si dhe këpucë me shputa të prodhuara nga goma e përdorur në industrinë e automobilave. Një nga veçoritë e kësaj prove ishte se Poncelet nuk përdori as mbështetëset e zakonshme në dorezat e tij, të cilat zakonisht i shërbejnë për të frenuar dhe kontrolluar shpejtësinë gjatë zbritjes.


