Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Mustafa, ka kritikuar ashpër Qeverinë për rritjen e çmimeve.
Mustafa në DPT te Fidani ka deklaruar se ka rritje të theksuar të inflacionit.
Sipas tij, tek familjet e varfëra thuajse krejt të ardhurat shkojnë në ushqim dhe nuk mbetet para për gjëra tjera.
“Sa më të ulëta që janë të ardhurat e një familje, përqindja e të ardhurave që shkojnë në mallra bazike, në ushqim është më e madhe. Domëthënë që nëse mesatarisht për një familje shkojnë 60% e të ardhurave në ushqim, për një familje të varfër shkojnë edhe më shumë dhe nuk mbetet asgjë tjetër”, tha ai.


