Eli Fara, e njohur për zërin e saj të veçantë, do të performojë në Gjakovë, duke sjellë një atmosferë të veçantë në festivalin “Ditët e Nëntorit”.
Me datë 28 nëntor, Gjakova do të presë një mbrëmje të paharrueshme, ku Eli Fara do të ngjitet në skenën e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi”. Kjo ngjarje do të jetë një festë për adhuruesit e muzikës tradicionale shqiptare.
Koncerti do të fillojë në orën 20:00, dhe është një mundësi e shkëlqyer për të shijuar muzikën e pasur shqiptare, veçanërisht traditën muzikore korçare që Eli Fara e përfaqëson me krenari.
“E kemi nderin e madh që në këtë edicion të festivalit Ditët e Nëntorit të sjellim legjendën e muzikës shqiptare, Eli Farën, e cila do të shoqërohet nga Ansambli Artistik Skënderbeu, dy perla të muzikës korçare”, theksohet në njoftim.
“Me një zë që qetëson shpirtin, Eli Fara ka zbukuruar skenën dhe muzikën shqiptare për më shumë se 30 vjet. Serenatat korçare që ajo interpreton, së bashku me këngët origjinale, kanë kaluar kufijtë dhe janë të njohura nga të gjithë shqiptarët. Ansambli Skënderbeu, i cili ka ruajtur traditën muzikore të Korçës për më shumë se 50 vjet, e prezanton këtë trashëgimi me një mjeshtëri të veçantë”, thuhet në njoftim.


