Lotaria Shtetërore ndërmori masa për eliminimin e parregullsive të trashëguara edhe para hartimit dhe publikimit të raporteve të Entit Shtetëror për Revizion. Lotaria Shtetërore ndërmori masa për eliminimin e parregullsive të trashëguara edhe para hartimit dhe publikimit të raporteve të Entit Shtetëror për Revizion.
Revizioni i punës së Lotarisë Shtetërore në këto procedura nga ana e Entit Shtetëror për Revizion ishte me kërkesën dhe iniciativën tonë. Ajo procedurë u iniciua në muajin e parë pas emërimit të menaxhmentit të ri.
Udhëheqësia e re e Lotarisë Shtetërore nuk priti dorëzimin dhe publikimin për të vepruar sipas dobësive të trashëguara nga udhëheqësia e mëparshme, por inicioi procedura konkrete për ndërprerjen e aktiviteteve kontestuese dhe harmonizimin e punës me detyrimet ligjore.
Ky është fakt thelbësor për informimin e drejtë të publikut. Masat e ndërmarra nuk janë përgjigje ndaj publikimeve aktuale mediatike, por pjesë e një procesi tashmë të filluar për zgjidhjen e problemeve të trashëguara. Qëllimi i tyre është të ndalohet vazhdimi i praktikave kontestuese, të mbrohet interesi publik dhe të vendoset një qeverisje e përgjegjshme korporative, në mbrojtje të interesit dhe kapitalit shtetëror.
Lotaria Shtetërore iu qas me seriozitet të plotë gjetjeve dhe rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion. Ato janë bazë e rëndësishme edhe për veprimin e mëtejshëm si dhe për forcimin shtesë të kontrollit dhe ligjshmërisë në punë. Detyra jonë ishte dhe është që dobësitë e konstatuara nga ana jonë, që kanë të bëjnë me punën e mëparshme, por edhe nga ana e Entit Shtetëror për Revizion, të zgjidhen me masa konkrete, e jo të relativizohen.
Në përputhje me interpretimin autentik të dispozitave të Ligjit për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese, Lotaria Shtetërore ka iniciuar kaherë procedura gjyqësore për ndërprerjen e ekzistencës së shoqërive për organizimin e lojërave të fatit në internet. Procedurat për “Lotaria Shtetërore – Vezuv”, “Lotaria Shtetërore – 77 BITS” dhe “Lotaria Shtetërore – Mozzart” përfunduan me mbylljen e tyre në rrugë gjyqësore. Këto janë rezultate konkrete nga procedurat që vetë Lotaria Shtetërore i inicioi.
Veçmas, me iniciativë të Lotarisë Shtetërore, mbyllja e “Nova Drzavna Video Lotarija – NOVO-VLT” u realizua në rrugë marrëveshjeje, ndërmjet dy shoqërive, në frymën e marrëdhënieve korrekte afariste. Lotaria Shtetërore ndërmori edhe procedurë për ndalimin e organizimit të lojërave të fatit në internet përmes Lotarisë Shtetërore të Videolojërave.
Procedurat e ndërmarra tregojnë se udhëheqësia aktuale në mënyrë aktive i zgjidh gjendjet e trashëguara përmes institucioneve kompetente dhe me zbatimin e mekanizmave ligjorë.
Për udhëheqësinë e re, menaxhimi i përgjegjshëm nënkupton edhe eliminimin e dobësive të trashëguara dhe parandalimin e përsëritjes së tyre. Prioritetet e punës sonë edhe deri tani edhe që tani e tutje janë rregulla të qarta për marrjen e vendimeve, dokumentacion përkatës, disiplinë financiare dhe kontroll i brendshëm efikas. Besimi në Lotarinë Shtetërore duhet të ndërtohet mbi veprim të ligjshëm, transparencë dhe rezultate të verifikueshme.
Lotaria Shtetërore me vetë-iniciativë miratoi 12 protokolle për punën interne, në drejtim të disiplinës financiare dhe kontrollit të brendshëm efikas.
Lotaria Shtetërore mbetet në dispozicion të Entit Shtetëror për Revizion dhe institucioneve të tjera kompetente për dokumentacion dhe bashkëpunim në sqarimin e mëtejshëm të gjendjeve të konstatuara.
Publiku do të informohet për aktivitetet e ndërmarra, me respektimin e detyrimeve ligjore dhe procedurave në vijim. Procesi i filluar para publikimit të raporteve të revizionit vazhdon edhe më tej, me qëllim të qartë: eliminimin e problemeve të trashëguara dhe qeverisjen e përgjegjshme korporative.
4. Пресуда Државна Лотарија-ВЕЗУВ
3. Пресуда Државна Лотарија-77 БИТС БСЦ
2. Пресуда Државна Лотарија на РСМ- МОЗЗАРТ ДОО Скопје ДОО Битола-1


