Policia ka shoqëruar disa protestues pranë Kishës Ortodokse në kryeqytet, në vijim të zhvillimeve të tensionuara gjatë protestës. Gjatë shoqërimeve, është lënduar edhe një fëmijë!
Efektivët e policisë kanë ndërhyrë në zonë, ku disa prej protestuesve janë shoqëruar, ndërsa situata vijon të jetë dinamike pas lëvizjeve të turmës në rrugët e kryeqytetit.
Shoqërimet vijnë pas episodeve të tensionuara të regjistruara gjatë protestës, ku policia është përpjekur të kontrollojë situatën dhe të shpërndajë protestuesit.
Prani e shtuar e forcave të policisë është evidentuar në qendër të Tiranës, ku disa makina policie janë pozicionuar në sheshin “Skënderbej”.
Gjatë ndërhyrjes, disa protestues janë shoqëruar nga efektivët.
Pas disa orësh qetësie, mbrëmja e ditës së shtatë të protestës në Tiranë riktheu përplasjet e dhunshme mes protestuesve të maskuar dhe policisë. Me shkopinj druri në duar, gurë, molotovë e breshëri fishekzjarrësh, grupet e të maskuarve sulmuan efektivët në rrugët e Tiranës, ndërsa u vunë flakën koshave të mbeturinave për të krijuar barrikada. Këtë herë, protestuesit përdorën edhe lazerë, të cilët ua drejtuan efektivëve për t’u penguar shikimin. Policia ndërhyri menjëherë me gaz lotsjellës e ujë, duke nisur ndjekjen këmba-këmbës të të maskuarve nëpër rrugët e kryeqytetit, deri edhe në oborrin e Kishës Ortodokse.
LEXO EDHE: Protesta në Tiranë përplasje mes protestuesve dhe policisë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria për të tretën natë!
LEXO EDHE: Bebe Rexha reagon pas dhunës ndaj të rinjve në protestat kundër qeverisë: Rinia është e ardhmja!


