Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, ka marrë pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë “Debt, Development and the Next Generation”, të organizuar nga drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.
“Në Nju Jork mora pjesë në aktivitetin e nivelit të lartë “Debt, Development and the Next Generation”, të organizuar nga Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Catherine Russell.
Theksova se sfidat e borxhit dhe kufizimet fiskale nuk duhet të na detyrojnë të zgjedhim ndërmjet stabilitetit financiar dhe investimit në fëmijë. Arsimi, shëndetësia dhe mbrojtja sociale nuk janë shpenzime, por investimet më të sigurta në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e shoqërive tona.
Çdo vendim që marrim sot duhet të vlerësohet edhe përmes ndikimit që do të ketë mbi gjeneratat e ardhshme.
Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj politikave që i vendosin fëmijët dhe të rinjtë në qendër të zhvillimit”, ka shkruar Sali.


