Është vënë në përdorim reparti i rinovuar i neurofiziologjisë në Klinikën Universitare të Neurologjisë. Janë rikonstruktuar 891 metra katrorë, ndërsa pas kësaj faze vijon edhe rinovimi i çatisë dhe fasadës. Drejtori i Klinikës, Jovan Bozhinovski, tha se me këtë rikonstruksion objekti bëhet plotësisht funksional, ndërsa përveç kushteve hapësinore, fokusi është vendosur edhe në forcimin e kuadrit profesional mjekësor. Kanë marrë 38 pëlqime financiare për punësim, ndërsa 25 të rinj tashmë janë punësuar.
“Në këtë objekt janë vendosur plotësisht repartet për trajtimin e pacientëve me sëmundjen e Parkinsonit dhe demencat, reparti i dhimbjeve të kokës dhe sindromave të dhimbshme, reparti i epilepsive, ndërsa me rikonstruksionin do të vendosen edhe reparti i sëmundjeve demielinizuese dhe sklerozës multiple. Numri i përgjithshëm i shtretërve që do të sigurohen këtu për pacientët është 20, me çka përmirësojmë edhe kapacitetet për hospitalizim”, tha Jovan Bozhinovski, drejtor i Klinikës së Neurologjisë.


