Huthët e Jemenit kanë marrë kontrollin e ishullit Perim, një pikë strategjike në Ngushticën Bab el-Mandeb, e cila është një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës dhe mallrave.
Sipas burimeve forcat qeveritare te Jemenit janë tërhequr nga ishulli, ndërsa Huthët kanë marrë edhe qytetin bregdetar Dhubab, që ndodhet përballë Perimit. Këto lëvizje u japin Huthëve një pozicion më të fortë përgjatë bregdetit të Detit të Kuq.
Zhvillimi është veçanërisht shqetësues për Arabinë Saudite, pasi kjo zonë është e rëndësishme për transportin e naftës. Nëse trebelet arrijnë të kontrollojnë më shumë pjesë të Ngushticës transporti detar mund të vështirësohet dhe çmimet e naftës mund të rriten.
Ndërkohë forcat qeveritare të Jemenit kanë bërë të ditur se do të përpiqen të rimarrin zonat e humbura. Ato pritet të përdorin armë dhe avionë për të goditur pozicionet e Huthëve përgjatë bregdetit.
Sipas burimeve të cituara nga Reuters, ky avancim është mbështetur nga Irani, i cili u ka dhënë Huthëve ndihmë dhe udhëzime. Teherani, megjithatë mohon se u jep atyre urdhra ushtarakë.
/vizionplus.tv


