Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Harta e re që “ndezi” protestat, Mazniku: Asnjë shërbim nuk cenohet! Boçi: Ndarja e bashkive, për llogari të PS

Press Online11 Shtator 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Nga Mola Luku

Propozimi i socialistëve për hartën e re territoriale, e cila shkrin 15 bashki ka shkaktuar debate jo vetëm mes aktorëve politikë por edhe mes përfaqësuesve të pushtetit lokal, qytetarëve si dhe përfaqësuesve të bizneseve të cilët preken nga këto ndryshime.

Më 30 korrik, dita e fundit e sesionit parlamentar, mazhoranca depozitoi ndryshimet ku nga 61 bashki numri u ul në 46. Por pa u bërë ende 24 orë nga depozitimi i propozimit, nisi oponenca qytetare, me protesta fillimisht në Divjakë, për tu shtrirë më pas edhe në Maliq, Klos, Përrenjas, Dimal e Poliçan, ku qytetarët kundërshtuan ndryshimet, me pretendimin se do të privoheshin shërbimet e kësisoj do të niste dhe fenomeni i migrimit brenda vendit.

Debatet kaluan edhe tek mbledhjet e këshillave bashkiakë. Nga një anë ishin përfaqësuesit opozitarë, të cilët këmbëngulnin se institucionet vendore duhet të shprehin qëndrimin kundër, ndërsa nga ana tjetër socialistët dukeshin të paqartë.

Përfaqësues të këshillave bashkiakë të disa prej bashkive të prekura, shpjegojnë arsyet se përse kjo reformë e re dëmton banorët, duke nisur nga shërbimet arsimore, tek ato shëndetësore e kështu me rradhë.

“Në qoftëse do të ikë dhe Bashkia, do shkojnë në Elbasan, atëherë shpresa ka vdekur, për të gjithë popullin që ka ngelur aty. Mungesa e sistemit të vaditjes, e rrugëve të fshatrave, e pastrimit të kanaleve kulluese ka arritur deri në atë pikë që kanë humbur shpresat njerëzit. Kjo vjen në të gjithë format edhe për turizëm, por edhe për bujqësi sepse po nuk pati bujqësi nuk ka as turizëm”, tha Ilir Paja, anëtar i Këshillit Bashkiak, Belsh.

“Cenon së pari vendimmarrjen, së dyti shërbimin ndaj qytetarëve, së treti qytetarët nuk janë më të përfaqësuar, pasi nuk do të kenë më këshillin bashkiak. Pasi nuk do të kenë titullarin. Ne jemi shoqëri, e cila duam që t’a takojmë kryetarin. Një ndër elementët e cila ne nuk jemi të gatshëm për t’u bashkuar pasi ne nuk kemi infrastrukturë rrugore. Imagjinojeni fshatin Ketë, pa asfalt. Se si mund të shkojë një qytetar, një banor nga Keta për të marrë një shërbim në Burrel. Nëse do të ishin plotësuar kriteret, edhe ato më minimalet , më baziket. Pra të kishte një rrugë, të kishte një kanal vaditës, të kishte një sistem uji të pijshëm, natyrisht që po të ishin plotësuar të gjithë këto kritere edhe distanca midis fshatit Ketë edhe bashkisë së Burrelit është kohë shumë e gjatë dhe banori nuk mund të marrë shërbimin me një kosto kaq të madhe”, tha Albert Çollaku, anëtar i Këshillit Bashkiak, Klos.

Në të njëjtën linjë qëndron dhe opozita. Bashkëkryetari demokrat i Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, i cilëson këto vendime të të majtëve si një déjà vu të reformës së vitit 2014, ku sipas tij u pa qartë se shërbimet nuk vijuan njësoj.

“Nuk ka kryetar të zgjedhur që dikush ti kërkojë llogari në bazë të votës që e ka mbështetur apo s’e ka mbështetur nuk ka rëndësi fare. Nuk ka përgjegjësi të shënuara, nuk ka buxhet, nuk ka autonomi që të shpërndajë fonde dhe nuk mund të ofrojë shërbime cilësore ajo, sepse nuk ka një paketë shërbimesh që i atashohen. Formalisht mund t’ia japë bashkia, por kur s’ke buxhet…”, u shpreh Luçiano Boçi, bashkëkryetar i PD i Reformës Territoriale.

Por teksa ka kaluar më shumë se një muaj nga propozimi i ri, socialistët nuk tërhiqen. Hartuesi i reformës territoriale, socialisti Arbjan Mazniku qartëson se asnjë prej shqetësimeve të banorëve nuk ka vend në realitet, pasi bashkitë e shkrira do të funksionojnë njësoj, por si njësi administrative.

“Ndërkohë që qytetarët nuk kanë asnjë arsye të shqetësohen pasi asnjë shërbim, asnjë shërbim i cili sot i ofrohet në njësinë e tyre administrative apo në Bashkinë e sotme, nuk do ti ofrohet në qytetin që krijohet me ligjin e ri. Ligji i ri krijon bashki, krijon qytetet dhe njësitë administrative. Çdo shërbim që i duhet qytetarit për të shkuar tek dera e institucionit, do të ofrohet aty ku është edhe sot ”, deklaroi Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i PS i Reformës Territoriale.

Madje për socialistët shkrirja me Bashkitë e mëdha sjell më tepër mundësi për zonat më të vogla.

“Ne jemi nis me një reformë nga këshillimi që kemi që qytetarët të marrin shërbime më të mira. Që investimet në terren të bëhen më të mëdhaja dhe më eficente. Që punët publike të administrohen në mënyrë më të mirë dhe të krijohet një ekonomi shkalle që të na japë mundësi që pastrimin ta bëjmë më mirë, mirëmbajtjen e shkollave ta bëjmë më mirë, pastrimit e kanaleve kulluese dhe vaditëse dhe atë të territorit ta bëjmë më mirë. Këto janë të gjitha punë që bëhet më mirë nga bashkimi”, deklaroi Mazniku.

Por demokratët kanë një qasje ndryshe.

“Bashkohet Tepelena me Memaliajn, mbi bazën e kujt kriteri? Është pyetja ime. Kush i caktoi kriteret? Kriteteret do i përcaktonte analiza e 2014-ës që ka të bëjë me sipërfaqen, me numrin e popullsisë, ka të bëjë me gjeografinë, ka të bëjë me historinë dhe identitetin. Dhe në fund fare ka arsye fiannciare që këta e sjellin si kryefjalë. Dhe thonë që bashkitë që nuk performojnë mirë duhet të bashkohen me Bashkitë që performojnë mirë ose Bashkitë që mbledhin të ardhura vendore shumë duhet të fusin në gjirin e tyre ato që nuk mbledhin. Por Tepelena me Memaliajn janë të dyja të varfëra. Si mund të bëhen dy të varfëra në një të pasur?”, nënvizoi Boçi.

Nuk munguan as akuzat politike. Mazniku pretendon se propozimi i demokratëve për 100 bashki është manovër për rritje të punësimeve në administratë, ndërsa Boçi thotë se harta e re ka qëllime elektorale.

 “Të jemi të sinqertë me publikun nëse synimi këtu është të shtojmë disa zyra bashkie thjesht që të mbajmë disa njerëz në punë në bashki, atëherë krijojmë 200 ose 300 bashki dhe thjesht nuk i ofrojmë shërbime kujt. Synimi është të ofrojmë shërbime për qytetarët, të mirëmbajmë rrugët, të ndriçojmë qytetin, të pastrojmë, mirëmbajmë shkollat, të krijojmë ekonomi për territorin, në atë moment na duhet të krijojmë bashki të forta që kanë kompetenca të mirëfillta. Nëse ne kemi bashki me pak njerëz, me pak bazë fiskale dhe me pak kapacitete njerëzore këto bashki nuk do të kenë mundësi të bëjnë punën që bëjnë”, shtoi Mazniku.

“Për arsye elektorale. Siç është bërë 2014-2015-ta këtë pamje dhe fytyrë ka 2026-ta. Në një situatë parazgjedhore, duhet një kontroll më i përqëndruar dhe centralizues duke ruajtur atë që ne donin të hiqnin. Dhe e gjitha kjo bëhet që të përdoret pushteti lokal siç është përdorur, jashtë funksionit të tij, si magazinë votash për pushtetin qëndror. Ky ka qenë fokusi i PS-së që në momentin që nisi komisioni dhe e paralajmëruar nga ne. Instituam që të kishim një produkt konsensual. Shfrytëzuan momentin kohor të agjendës së komisionit”, u shpreh Luçiano Boçi.

Verdiktin final e ka Kuvendi, pasi për miratimin e reformës së re territoriale kërkohen 84 vota. Megjithatë mazhoranca është e qetë, pasi në parlament ajo i ka votat e nevojshme për ta miratuar.

Në Shqipëri, në tre dekadat e fundit janë bërë dy herë ndryshime që prekin territorin. E para ishte ajo e vitit 2000 e cila vendosi formimin e 12 qarqeve, të cilat aktualisht funksionojnë edhe sot si dhe 36 rretheve me 373 bashki.

Këto vendim u ndryshuan me reformën e vitit 2014, e cila u realizua vetëm me votat e socialistëve. Vendi u nda në vetëm 61 bashki.

Sot, shumica dhe opozita kanë një mundësi që t’a finalizojnë reformën me kompromis, por deri më tani marrëveshja mes tyre duket e pamundur.

/vizionplus.tv

Previous ArticleMiftaraj: Nëse deri më 4 tetor s’kemi president, më 5 tetor pushon së ekzistuari Kushtetuta
Next Article Ish-gruaja e Elon Musk rrëfen të vërtetën e martesës së tyre në dokumentarin e ri!

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.