Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar pushtetin komunal në Ferizaj, të udhëhequr nga PDK-ja, për mungesën në seancën e jashtëzakonshme ku është diskutuar raporti i Auditimit për lejet e ndërtimit dhe urbanizmin.
Ymeri ka thënë se pushteti komunal ka zgjedhur të mos përballet me gjetjet e raportit të Auditimit.
“Pushteti komunal (PDK) në Ferizaj ka zgjedhur të mos paraqitet në seancën e jashtëzakonshme për t’u përballur me raportin e Auditimit në lidhje me lejet e ndërtimit dhe urbanizmin”, ka shkruar Ymeri.
Ajo ka kritikuar edhe qasjen e PDK-së në nivel lokal dhe nacional, duke thënë se sjellja duhet të jetë e njëjtë në të dyja nivelet.
“Sjellja në arenën nacionale nuk duhet të dallojë nga ajo lokale, sidomos kur kryetari i Ferizajit është pjesë e kryesisë së PDK-së”, ka deklaruar deputetja e LDK-së.
Sipas saj, edhe protesta e organizuar në kuadër të Asociacionit të Komunave humb kuptimin nëse udhëheqësi i një komune nuk përballet me përgjegjësitë e veta.
“Për më tepër, protesta në kuadër të Asociacionit të Komunave zbehet kur vetë udhëheqësi ikën”, ka shkruar Ymeri.
Ajo i ka bërë thirrje PDK-së që të kërkojë përgjegjësi nga kryetari i Ferizajt, i cili është pjesë e kësaj partie.
“Ndonëse kryetari në Ferizaj është shndërruar në ‘pashë’, Partia Demokratike euzuar për shkelje ligjore në zhvillimin urban dhe shmangie nga Kosovës, e cila kërkon seanca edhe me votat tona në Kuvend, duhet të ketë autoritet ta vërë përballë përgjegjësisë kolegun e saj”, ka thënë Ymeri.
Ajo ka përdorur tone të ashpra ndaj kryetarit të Ferizajt, duke e akuzuar për shkelje ligjore në zhvillimin urban dhe shmangie nga përgjegjësia institucionale.
“Kolegun që buzëqesh në fotografi, shformëson qytetin jashtëligjshëm e ikën nga seancat”, ka shtuar Ymeri.


