Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Gjatë orëve të pasdites do të ketë kushte për zhvillim të paqëndrueshmërisë, të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe bubullima. Në disa vende proceset do të jenë më intensive dhe do të marrin formën e stuhive, me erë të fortë, shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe kushte për breshër. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, Temperatura minimale do të lëvizë nga 8 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta. Pasdite, në disa pjesë të fushëgropës së Shkupit do të ketë kushte për zhvillim të paqëndrueshmërisë, të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, erë të përforcuar dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura minimale do të ulet deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 35 gradë.
Nesër dhe të enjten paradite, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale, ndërsa pasdite në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Për shkak të energjisë së madhe në atmosferë, lokalisht proceset do të jenë në formën e stuhive, me shi intensiv dhe të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe mundësi për breshër.
Deri në fund të kësaj jave, në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.


