Juventusi ka marrë një goditje të rëndë me Manuel Locatellin.
Mesfushori italian, i cili pësoi dëmtim në ndeshjen ndaj Milanit, është operuar me sukses në gjurin e djathtë, shkruan Indeksonline.
Locatelli pritet të rikuperohet për rreth 5-6 muaj, duke lënë një boshllëk të madh në skuadrën e Juventusit.
Ndërkohë, edhe Jérémy Boga ka pësuar dëmtim të shkallës së mesme në bicepsin femoral dhe pritet të rikthehet pas rreth pesë javësh.


