Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Bardhi: Qeveria po përgatit KAYO-n edhe në shëndetësi, socialistët janë kthyer në noterë të Edi Ramës

Press Online9 Shtator 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sesioni parlamentar ka nisur sërish aty ku u mbyll, me akuzat e opozitës në drejtim të mazhorancës.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke iu referuar deklaratave të bëra nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama se pas skandalit të KAYO-s për armët, pritet të ndodhë një tjetër skandal, këtë herë në sistemin e shëndetësisë.

Sipas Bardhit, qeveria Rama dhe mazhoranca po planifikojnë të përqendrojnë sistemin shëndetësor në një dorë të vetme, duke djegur në këtë mënyrë konkurrencën e lirë.

“Siç është katandisur ky parlament, nuk ka më dilema se ky parlament do të vijojë kokëulur të votojë vetëm ligjet e Edi Ramës, programet e Ramës për Shqipërinë si tokë e djegur, ku mundësitë për shqiptarët e ndershëm digjen me votën e kartonave. Ju e keni bërë prej 13 vitesh. Kjo mazhorancë e Edi Ramës ka noterizuar kapjen e shtetit. Po e bëni dhe tani, duke refuzuar zbatimin e Kushtetutës, zbatimin e vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese.

Refuzoni të zhbëni ligjin për t’i hequr Ramës mundësinë e zhvatjes së tokës publike të Ramës për llogari të disa biznesmenëve. Me ligjin e investimeve strategjike i keni dhënë Ramës mundësinë të zhdukë 2.1 milionë metër katrorë tokë publike.

Vetëm dje në mbrëmje, ish-zv.kryeministri juaj shpalosi para shqiptarëve hartën e kapjes së shtetit. Rama merr vendimet, njerëzit e tij me emra të ndryshëm bëjnë pazare. Kompanitë shtetërore përdoren për të akumuluar pasuritë. Drejtësia vazhdon të ndëshkojë ndonjë vartës, por nuk prek atë që është koka, që është Edi Rama.

A ishit ju që votuat ligjin për krijimin e KAYO-s? Ju i dhatë kompanisë shtetërore prodhimin e armëve, pastaj KAYO u vendos nën përdorimin e mikut të Ramës, Yeffet. Është ky Roni që u dëgjua edhe mbrëmë që bënte pazare armësh me shtetas ukrainas, dhe ju heshtni.

Është i njëjti Ron që, sipas ish-ministrit tuaj, Rama donte t’i jepte menaxhimin e borxhit publik. Ju jeni të gatshëm të çoni skenarin e ri për grabitje. Pyesni sallën se për çfarë ju duheni ju Ramës këtë sesion.

Skandali i Ramës po përgatit tani, këtë herë me shëndetin e shqiptarëve. Modeli KAYO i raketës do të përdoret edhe për shëndetësinë. Nuk bëhet fjalë për një tender të vetëm, por për të gjithë sistemin. Sipas të dhënave të EUROSTAT-it, shqiptarët, në vend të shëndetësisë falas, tani paguajnë më shumë lekë se çdo vend tjetër i rajonit”, tha Bardhi.

 

Previous ArticleBardhi: Do votoj ligjin e Ramës që fut në burg deputetët. Ironia e Ballës: Më vjen mirë koleg, votoni dhe ligjet e tjera
Next Article Rusia godet me dronë Kievin, edhe Ukraina i kundërpërgjigjet sulmeve

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.