Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Yamal: Nuk do të lutem për “Topin e Artë”

Press Online8 Shtator 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Lamine Yamal beson se ka bërë mjaftueshëm për të fituar këtë vit Topin e Artë. Në konferencën për shtyp para debutimit të Barcelonës në  Ligën e Kampioneve ndaj Feyenoordit, 19-vjeçari foli për objektivat e sezonit, përgjegjësinë si një prej kapitenëve të skuadrës dhe, sigurisht, për garën për çmimin prestigjioz individual.

Për Yamal, Liga e Kampioneve mbetet objektivi madhor i Barcelonës këtë sezon, një kompeticion ku katalanasit synojnë të shkojnë deri në fund.

 “E gjithë skuadra është e motivuar. Është kompeticioni më special dhe të gjithë e kemi në mendje. Këtë vit kemi edhe lojtarë të rinj që kanë ardhur, si Gordon, Rodri, Adejemi dhe Kanselo, ndaj besojmë se mund të bëjmë një sezon të madh. Nëse duam të fitojmë tituj, duhet të vrapojmë dhe të japim gjithçka në fushë. Nëse nuk vrapon, mund të të mundë çdo ekip”, tha Yamal.

Në ditën kur u shpallën nominimet për Topin e Artë, Yamal nuk e fshehu ambicien për ta fituar trofeun, duke theksuar se paraqitjet e tij me Barcelonën dhe Spanjën i japin arsye të besojë.

 “Besoj se kam shumë mundësi ta fitoj, sepse kam bërë një vit të madh. Por në fund nuk varet nga unë, varet nga ju. Jam krenar për atë që kam bërë me klubin dhe me kombëtaren. Nuk besoj se kam nevojë të bëj fushatë për Topin e Artë dhe nuk do të lutem për asgjë. Tani mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Yamal.

Yamal u pyet edhe për deklaratën e Ousmane Dembélés, i cili nuk e kishte përfshirë spanjollin në tre favoritët e tij për Topin e Artë. Përgjigjja e 19-vjeçarit ishte me humor.

 “Është shok i Mbappe, apo jo?” (qesh) “Sinqerisht, nuk më intereson. Është normale, unë shkoj shumë mirë me Dembélén dhe është normale që ai të vendosë njerëz të tjerë. Nuk ka nevojë t’i tregoj atij se çfarë viti kam bërë”, tha Yamal.

Ndërkohë trajneri Hansi Flick pranoi se skuadra katalanase e ka cilësinë për ta fituar trofeun, por theksoi se rruga drejt tij është e gjatë. Flick pranoi se menaxhimi i një grupi me shumë lojtarë cilësorë nuk është i lehtë, sidomos kur jo të gjithë mund të kenë minutat që dëshirojnë.

“Jo, nuk është e lehtë, por kjo është pjesë e punës sonë dhe gjithashtu e lojtarëve. Kështu funksionon. I shoh të gjithë lojtarët çdo ditë dhe, së bashku me ndihmësit e mi, vendosim se cili duhet të jetë formacioni. Gjithmonë përpiqem të flas me lojtarët dhe t’u shpjegoj pse nuk luajnë”, tha Flick.

Sa i përket Ligës së Kampioneve, trajneri gjerman beson se Barcelona ka potencialin për të triumfuar.

 “Besoj se kemi cilësinë për ta fituar Ligën e Kampioneve, por duhet ta dëshmojmë. Është një rrugë e gjatë. Të gjitha skuadrat e mëdha e ëndërrojnë këtë, sepse është kompeticioni më i madh. Ne kemi stilin tonë, por përshtatemi edhe me kundërshtarin. Për momentin jam i kënaqur me atë që po shoh”, tha Flick.

Barcelona nis aventurën në Ligën e Kampioneve me ambicie të mëdha, teksa fjalën tani do ta ketë fusha.

Previous ArticleIsh-banori i BBV rrëfen betejën me sëmundjen e rëndë: Mendova më të keqen, u mbylla në dhomë dhe…
Next Article Aleanca nis mbledhjen e Kryesisë, pritet të diskutohet për zhvillimet politike

Lajme të ngjashme

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT

Pochettino përgatit lëvizjen e parë te Manchester United

20 Nëntor 2026 SPORT

Hidhet shorti për ‘play-off’ dhe çerekfinale të Ligës së Kombeve

20 Nëntor 2026 SPORT

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.