Një 48-vjeçar nga Shkupi është plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnatës, në hyrje të fshatit Haraçinë. Sipas policisë, rreth orës 01:50, një person të cilin ai e njihte, e që ndodhej në një automjet bashkë me një person tjetër, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. I plagosuri është dërguar në Spitalin „Shën Naumi i Ohrit“ në Shkup. Personi i plagosur dyshohet të jetë këngëtari Aziz Murati.
“Më 08.09.2026, rreth orës 01:50, në SPB Shkup është raportuar nga Institucioni Shëndetësor Publik „Shën Naumi i Ohrit“ se tek ata ishte sjellë A.M. (48) nga Shkupi, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Sipas raportimit, ai është plagosur në hyrje të fshatit Haraçinë, Shkup, pasi nga një automjet, një person të cilin e njihte, e që ishte në shoqëri të një personi tjetër, ka qëlluar ndaj tij me armë zjarri”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.


