Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim në Universitetin e Vlorës, ndërsa më pas është ndalur në Parkun Aulona, përgjatë bulevardit kryesor të qytetit.
Sipas burimeve, gjatë vizitës në këtë hapësirë, Rama ka deklaruar se Parku Aulona do të kthehet në një ambient publik, duke u shndërruar në një lulishte dhe hapësirë të gjelbër në shërbim të qytetarëve të Vlorës.
Projekti synon që kjo zonë të marrë një funksion të ri urban dhe të jetë një hapësirë e aksesueshme për banorët, në një nga zonat qendrore të qytetit.


