Në 35 vjetorin e pavarësisë së vendit, bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti ka potencuar faktin se Maqedonia e Verut është shtet multietnik dhe se të gjitha komunitetet janë pjesë e barabartë e zhvillimit të shtetit.
Mexhti përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shkruan se barazia mes qytetarëve janë përcaktimi politik dhe institucional për të cilët siç shprehet ai po punojnë çdo ditë
Për Mexhitin barazia nuk matet veç me përfaqësim dhe pozita por, matet edhe me atë se ku dhe sa investon shteti dhe si i shpërndan resurset e tij.
Më poshtë postimi i Izet Mexhitit
Sot shënojmë Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Maqedonia e Veriut është shtet multietnik dhe të gjitha komunitetet janë pjesë e barabartë e zhvillimit dhe e së ardhmes së tij. Prandaj, forcimi i multietnicitetit, respekti për secilin komunitet dhe barazia mes qytetarëve janë përcaktim i yni politik dhe institucional, për të cilin punojmë çdo ditë.
Këtë përcaktim po e jetësojmë me vendime, politika dhe investime. Për herë të parë, nën qeverisjen tonë, është bërë një ndarje më e drejtë e hises së buxhetit, duke u mundësuar komunave dhe qytetarëve qasje më të barabartë në resurset e shtetit. Miliona euro po investohen në projekte infrastrukturore, në rrugë, spitale, shkolla dhe infrastrukturë publike, ndërsa arsimi dhe kultura po marrin hisen dhe vëmendjen që meritojnë.
Sepse barazia nuk matet veç me përfaqësim e pozita. Ajo matet edhe me atë se ku investon shteti, sa investon dhe sa drejt i shpërndan resurset dhe mundësitë për zhvillim.
Kjo është Maqedonia e Veriut që po forcojmë çdo ditë, një shtet që e njeh dhe e respekton karakterin e tij multietnik, që investon në mënyrë të drejtë dhe që zhvillimin e ndërton mbi barazi.
Kjo është përgjegjësia jonë ndaj vendit dhe ndaj gjeneratave që vijnë.
Urime 8 Shtatori, Dita e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut!


