Talenti i Bayern Munichut, Erblin Osmani, ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare do ta përfaqësojë në të ardhmen.
Kështu është raportuar nga mediumi gjerman BILD që sipas tyre situata mbetet e paqartë dhe pritet të qartësohet në fund të muajit, kur nis pushimi ndërkombëtar.
Osmani tashmë është pajisur me pasaportë të Kosovës, duke e pasur të hapur mundësinë për të luajtur për “Dardanët”.
Megjithatë, as lojtari dhe as menaxhmenti i tij nuk kanë komentuar apo konfirmuar zyrtarisht për zgjedhjen e ardhshme.
BILD thekson se nëse Osmani zgjedh Kosovën, kjo do të ishte një goditje e madhe për Gjermaninë, pasi mesfushori konsiderohet ndër talentet më të mëdha të gjeneratës së vitit 2009, ndërsa tashmë pritet vetëm vendimi i talentit të Bayern Munichut.


