Ryan Reynolds ka zbuluar se nuk ka në plan të organizojë një festë të madhe për 50-vjetorin e tij, duke preferuar një mënyrë më të qetë për ta shënuar këtë përvjetor.
Aktori do të mbushë 50 vjeç më 23 tetor dhe, gjatë premierës së filmit të tij të ri, “Mayday”, në New York, ai foli për mënyrën se si e sheh këtë ditëlindje të rëndësishme.
Reynolds pranoi se nuk është veçanërisht i dhënë pas festimeve të ditëlindjeve.
Nuk më pëlqejnë ditëlindjet. Jam në rregull me to, por nuk jam nga ata që thonë: ‘Hajde të bëjmë një festë të madhe për mua’
-u shpreh ai.
Aktori e shoqëroi deklaratën me një nga batutat e tij karakteristike:
Jam mirë. Marr vëmendje të mjaftueshme. Sapo isha në një tapet të kuq. Kjo është mjaftueshëm për mua.
Edhe pse Reynolds nuk kërkon një festë të madhe për veten, familja e tij ka një periudhë mjaft të ngarkuar me ditëlindje.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Blake Lively, festojnë ditëlindjet e tyre, ditëlindjet e tre prej katër fëmijëve dhe përvjetorin e martesës brenda një periudhe prej rreth 113 ditësh.
Reynolds e ka pagëzuar me humor këtë periudhë si “Birthday Alley”, duke thënë se festimet vazhdojnë njëra pas tjetrës dhe praktikisht shtrihen deri në Krishtlindje.
Lively festoi 39-vjetorin më 25 gusht, ndërsa çifti shënon përvjetorin e martesës më 9 shtator.
Ndërkohë, Reynolds po përjeton edhe një tjetër moment të rëndësishëm profesional, me publikimin e filmit të tij të ri aksion-komedi, “Mayday”, në të cilin interpreton rolin e një piloti të Marinës amerikane. Filmi nisi të transmetohet në Apple TV më 4 shtator.


