Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

20 Nëntor 2026

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas 11 ditësh e bllokuar nën rrënoja

Press Online7 Shtator 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Njëmbëdhjetë ditë pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet masive të dheut goditën rajonin e lumit Bhotekoshi në Nepal, është gjetur gjallë një 64-vjeçare.

Chandika Shrestha u gjet e bllokuar në katin e katërt të një banese katërkatëshe në zonën Betravati, në distriktin Nuwakot. Ndërtesa ishte pothuajse tërësisht e mbuluar nga balta, shkëmbinjtë dhe mbeturinat e sjella nga përmbytjet.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po punonin në zonë, dëgjuan zëra të dobët që vinin nga brenda ndërtesës së dëmtuar. Shpëtimtarët ndaluan menjëherë përdorimin e makinerive të rënda dhe nisën të largonin me kujdes materialet e grumbulluara, derisa arritën të hapnin një vrimë në mur dhe të nxirrnin gruan.

Banesa e Shresthës ishte marrë nga ujërat dhe më pas ishte mbuluar nga një shtresë e madhe balte. Ajo kishte mbetur e bllokuar në katin e sipërm, ndërsa pjesa tjetër e ndërtesës ishte shkatërruar.

Pas shpëtimit, 64-vjeçares iu dha menjëherë ujë dhe ndihma e parë. Më pas ajo u transportua me helikopter drejt një spitali në Katmandu, ku po merr trajtimin mjekësor.

Shpëtimi i saj është cilësuar si një mrekulli, pasi gruaja kishte arritur të mbijetonte për 11 ditë e bllokuar në kushtet e një prej fatkeqësive natyrore më të rënda që ka goditur Nepalin vitet e fundit.

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të shkaktuara nga reshjet intensive dhe prurjet e fuqishme të lumenjve Bhotekoshi dhe Trishuli, kanë shkaktuar qindra viktima, ndërsa mijëra persona vijojnë të konsiderohen të zhdukur.

Historia e Chandika Shresthës ka sjellë një moment shprese mes tragjedisë, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet për gjetjen e personave të tjerë që ende rezultojnë të zhdukur.

Previous ArticleAlex Warren rrëzohet gjatë koncertit në Melbourne?
Next Article Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz shfaqen më romantikë se kurrë!

Lajme të ngjashme

BE-ja dhe BM-ja bien dakord për një plan bashkëpunimi më të ngushtë

20 Nëntor 2026 GLOBI

SHBA – Kreu i sigurisë kibernetike largohet nga detyra pas problemeve teknike

20 Nëntor 2026 GLOBI

Gjermani – Mijëra të rinj në protesta kundër kostos së lartë të jetesës dhe shërbimit të detyrueshëm ushtarak

20 Nëntor 2026 GLOBI

Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

19 Nëntor 2026 GLOBI

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

19 Nëntor 2026 GLOBI

“I lidha në trup”, influencuesja tregon si transportoi 20 mijë dollarë në një udhëtim 32 orësh…

19 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më shpesh në familjen e saj

Press Online20 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë një moment të…

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

Press Online20 Nëntor 2026 SPORT

Real Madridi ka vazhduar politikën e rinovimit të kontratave me futbollistët kryesorë…

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

Press Online20 Nëntor 2026 KOSOVË

Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë një program të përbashkët kulturor deri…

Shqipëria kryeson rajonin për shqetësimin e qytetarëve ndaj kostos së jetesës

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve…

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën më shumë se në BE në tetor 2026

Press Online20 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.