Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka konfirmuar se grupi parlamentar i LDK-së do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
“Vendosëm si grup të marrim pjesë në seancë dhe t’i kontribuojmë konstituimit të Kuvendit, meqë Kosova është në një fazë të rëndësishme për themelimin e institucioneve dhe funksionalitetin e saj, prandaj kemi bërë thirrje që të konstituohet Kuvendi sa më parë të jetë e mundshme dhe institucioneve t’u kthehet funksionaliteti i tyre, prandaj vendosëm të marrim pjesë në seancë dhe të japim kontributin tonë për t’i dhënë institucione Kosovës”, deklaroi ajo.



