Pas tensioneve dhe përplasjeve në pjesën anësore të Kryeministrisë, protestuesit janë bashkuar me pjesën tjetër të qytetarëve që ndodheshin në Bulevard, për të nisur marshimin e përnatshëm.
Kujtojmë që mbrëmjen e sotme pati tension dhe përplasje, pasi një pjesë e protestuesve tentuan të futen në godinën e Kryeministrisë.
Në një moment, situata u përshkallëzua, pasi pati përplasje fizike mes palëve. Ndërkohë, pati edhe 10 të shoqëruar nga ana e policisë.


