Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës për takimin me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, lidhur me çështjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.
“E kemi vullnetin e mirë, i kemi mundësitë reale. Tash po ecim përpara, siç po e shihni, dhe urojmë të arrijmë në një marrëveshje“, tha Kurti.
Takimi i fundit mes dy liderëve u zhvillua të shtunën mbrëma, por pas përfundimit të tij nuk pati detaje konkrete rreth përmbajtjes së bisedimeve.




