Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Nuk kemi shkuar për pazare”, Çitaku për takimin e Hamzës me Kurtin (VIDEO)

Press Online4 Gusht 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku tha se takimi mes kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk ka sjellë diskutime konkrete apo rezultate për çështjet që, sipas saj, shqetësojnë partinë.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku tha se PDK nuk ka shkuar në takim për të bërë pazare politike apo për të kërkuar pozita, por për të diskutuar për çështje me rëndësi për vendin.

“Nuk kemi shkuar aty me bë pazar as me kërkua pozitë, ne na intereson çka ndodh me gazin amerikan, si është e mundur që Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që me kryeneçësi refuzon kyçjen e Kosovës në një projekt i cili është shumë më shumë se projekt energjetik. Është projekt politik, strategjik, ekonomik, nuk reduktohet ideja e gazit amerikan në tuba siç e kemi dëgjuar Albin Kurtin”, deklaroi Çitaku.

Ajo kritikoi mënyrën se si Kurti i ka zhvilluar takimet politike, duke thënë se ato janë kthyer në një qëllim në vetvete dhe pa rezultate konkrete.

Sekretarja e PDK-së tha se përkundër përvojave të mëparshme, Bedri Hamza ka pranuar të marrë pjesë në takim për shkak të respektit ndaj qytetarëve të Kosovës, por sipas saj, takimi ka qenë i zbrazët dhe pa përmbajtje.

Çitaku theksoi se PDK nuk mund ta mbështesë vazhdimin e qeverisjes së Kurtit pa pasur ndryshime konkrete në qasje për çështjet që, sipas saj, janë të rëndësishme për vendin.

Ndiqeni deklarimin e Vlora Çitakut:

Previous ArticleAta të rinj ëndërrojnë të bëhen si Lamine Yamal!
Next Article Aston Villa ka gati 80 milionë euro për yllin e Barcelonës

Lajme të ngjashme

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Qeveria e Kosovës nderon figurat historike në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026 KOSOVË

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.