Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se blloqet A3, A5 dhe B1 të termocentraleve nuk ishin në prodhim gjatë ditës së sotme, duke sqaruar se operimi aktual është në përputhje të plotë me Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike 2026.
Sipas KEK-ut, aktualisht janë në operim njësitë A3 dhe A4 të Termocentralit Kosova A, si dhe njësia B2 e Termocentralit Kosova B.
Lidhur me njësinë A3, KEK njofton se ajo ishte ndalur përkohësisht për shkak të rrjedhjeve të identifikuara në kaldajë, me qëllim të realizimit të sanimeve teknike, transmeton Klankosova.tv.
Pas përfundimit të punimeve, sipas korporatës, njësia është rikthyer sot në operim dhe aktualisht funksionon në gjendje stabile.
Për njësinë A5, KEK thekson se ajo ndodhet në revizion të planifikuar, në përputhje me BVEE 2026, për periudhën 1–10 gusht 2026.
Ndërsa, sa i përket njësisë B1, KEK thotë ajo nuk është jashtë prodhimit për shkak të ndonjë defekti të papritur, por ndodhet në kuadër të projektit të modernizimit, i cili siç thuhet në njoftim, ka nisur që nga muaji prill.
Tre blloqe të KEK-ut jashtë prodhimit, A3, A5 dhe B1 nuk prodhojnë energji

