Paris Saint-Germain po dëshmon se nuk është më vetëm një klub i njohur për shpenzimet e mëdha në merkato, por edhe për aftësinë për të menaxhuar dhe maksimizuar vlerën e futbollistëve të saj.
Kampionët e Francës kanë arritur të sigurojnë deri në 170 milionë euro nga largimi i vetëm tre lojtarëve, duke realizuar një seri operacionesh të rëndësishme financiare dhe duke krijuar hapësirë për investime të reja.
sipas mediave franceze, një nga shitjet më të mëdha ishte ajo e Gonçalo Ramos. Sulmuesi portugez u transferua për 75 milionë euro, ndërsa me bonuse marrëveshja mund të arrijë në 80 milionë euro, transmeotn Klankosova.tv.
Edhe Lee Kang-in i ka sjellë klubit francez një përfitim të konsiderueshëm, pasi mesfushori u largua për 40 milionë euro, duke u kthyer në një tjetër operacion pozitiv për PSG-në.
Ndërkohë, Randal Kolo Muani u shit për 38 milionë euro, me marrëveshjen që përfshin edhe 12 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Në total, operacioni mund të arrijë vlerën prej 50 milionë eurosh.
Në total, PSG ka arkëtuar 153 milionë euro nga shumat fikse të transferimeve, ndërsa me bonuset e mundshme kjo shifër mund të shkojë deri në 170 milionë euro.
Këto lëvizje tregojnë një ndryshim në strategjinë e klubit parisien, i cili po synon një menaxhim më të qëndrueshëm financiar dhe më shumë fleksibilitet në kuadër të rregullave të Fair Play Financiar.


