Turqia dhe Iraku kanë nënshkruar një marrëveshje kalimtare njëvjeçare për të garantuar përdorimin efektiv të tubacionit të naftës bruto mes dy vendeve.
Lajmi u bë i ditur nga ministri turk i Energjisë, Alparslan Bayraktar, përmes një postimi në platformën sociale X, i cili theksoi rëndësinë e marrëveshjes për furnizimin me naftë.
“Ndërsa përpjekjet tona vazhdojnë për një marrëveshje afatgjatë për këtë tubacion, ne po zbatojmë këtë marrëveshje kalimtare që mbulon një kapacitet ditor prej 750 mijë fuçi naftë”, shkroi Bayraktar.
Marrëveshja synon të sigurojë vijimin e funksionimit të tubacionit të naftës bruto mes Turqisë dhe Irakut, ndërsa të dyja palët po punojnë për një marrëveshje më të qëndrueshme në afat të gjatë.









