Sulmi me dron në portin egjiptian, Teherani: Siguria e Egjiptit është “me rëndësi të madhe” për Iranin

featured

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Aragçi, ka deklaruar se siguria e Egjiptit është me “rëndësi të jashtëzakonshme” për Teheranin, pas sulmit me dron ndaj portit të Damietës, i cili ka rritur shqetësimet për përhapjen e mëtejshme të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Egjipti është një mik dhe partner i rëndësishëm në rajon. Siguria e tij është me rëndësi të jashtëzakonshme për ne”, u shpreh Aragçi në një postim në platformën X.

Në të njëjtën kohë, ai theksoi nevojën për të qenë vigjilentë ndaj “planeve izraelite dhe operacioneve mashtruese që synojnë minimin e paqes rajonale”.

Qeveria egjiptiane konfirmoi se zjarri i rënë të mërkurën në dy anije-cisternë për transportin e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në portin e Damietës ishte shkaktuar nga një sulm me dron.

Megjithatë, autorësia e sulmit ende nuk është përcaktuar.

Rebelët Huthi të Jemenit deklaruan se nuk kanë përgjegjësi për këtë sulm, duke theksuar se objektivat e tyre lidhen vetëm me Arabinë Saudite.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *