Emigrantë marokenë me not drejt Ceutës, von der Leyen: Duhet të forcojmë kufijtë

featured

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar për çështjen e emigrantëve që mbërritën me not në Ceuta duke thënë se shumica dërrmuese janë kthyer në Marok dhe nuk kanë hyrë dot në territorin brenda Spanjës apo në vende të tjera të BE.

Më tej, shton se kjo situatë duhet ta bëjë BE të nxjerrë mësime për të rritur qëndrueshmërinë duke forcuar kufijtë dhe ruajtur vigjilencën.

“Lajmi i mirë është se shumica dërrmuese e atyre që hynë në mënyrë të paligjshme janë kthyer në Marok, falë punës efektive të autoriteteve spanjolle dhe marokene të zbatimit të ligjit. Asnjë person nuk arriti të hyjë në territorin kontinental të Spanjës apo në pjesën tjetër të Bashkimit Evropian.

Kjo tregon pse kontrolli i kufijve tanë evropianë ka rëndësi. Ne kemi një sistem të fortë, por ai duhet të forcohet edhe më tej. Duhet të mbetemi vigjilentë në çdo pikë kritike hyrëse dhe të ruajmë koordinim të ngushtë mes të gjitha autoriteteve.

Njëkohësisht, na duhet të nxjerrim mësime nga kjo situatë për të rritur qëndrueshmërinë e Bashkimit Evropian. Komisioni Evropian i ka ofruar mbështetje Spanjës që nga momenti i parë. Kam marrë letra nga disa liderë dhe mirëpres thirrjen për zhvillimin e një videokonference të jashtëzakonshme për të bërë një bilanc të asaj që ka ndodhur.

Lufta kundër migracionit të paligjshëm kërkon solidaritet dhe një përgjigje të bashkuar evropiane”, shkruan von der Leyen në X.

--°