Guri kritikon Ramën: LDK ia fitoi zgjedhjet, por na la vetëm tri drejtori

featured

Duket hapur që raporti në mes të kryetarit të Prishtinës, përparim Rama dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk është i njëjti si në fillim, kur kryetari i LDK-së e kishte kthyer atë nga Londra si arkitekt me famë.

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Paris Guri, i cili hapur e ka deklaruar rreshtimin e tij pro-Abdixhikut pas zhvillimeve të fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur për kryetarin e Prishtinës.

Guri ka thënë se Abdixhiku e kishte sjellë Ramën në Prishtinë kur këtë të fundit nuk e kishte njohur askush dhe sipas tij, të dy palë zgjedhjet e Përparim Ramës ia ka fituar Lidhja Demokratike e Kosovës.

“E ka kandidu z.Abdixhiku kur në atë kohë Përparim Rama ka qenë i panjohur në Prishtinë. Me ndihmën e LDK u zgjedh kryetar edhe në 2021 edhe në 2025. Me ndihmën e LDK’së i ka rifitu zgjedhjet në vitin 2025”, ka thënë Guri në Kosova Live të T7.

Ai tutje ka deklaruar se vetë personalisht është angazhuar për fushatën e Përparim Ramës. Ndërkohë ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si Rama ka menaxhuar me koalicionet qeverisëse në kryeqytet. Guri ka thënë se për LDK-në është e papranueshme që Rama ia ka lënë vetëm tri drejtori, aq sa ka AAK-ja, ndërkohë që PDK ka marrë tetë të tilla.

“Pas mundit që e ka bo gjithë LDK-ja, LDk me i pasë tri drejtori barabartë sa i ka AAK-ja e tetë me i pas PDK’ja, për LDK’në është e papranueshme”.

Emrin e Përparim Ramës e ka përmendur edhe vetë kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku.  Sipas kryetarit të LDK’së, nëse Rama është përfshirë në nismën për shkarkimin e tij “ka gabuar rëndë”.