Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ahmeti: Ligji i Përfaqësimit të Drejtë është antishqiptar! Gashi: Nuk planifikojmë ta miratojmë fshehurazi

Press Online31 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Propozim ligji për përfaqësim të drejtë është antishqiptar thotë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai në një intervistë theksoi se ky draft-ligj që ka dërguar qeveria në Kuvend, nuk i përfaqëson drejtë shqiptarët në institucionet publike. Shtoi se këtë version nuk do ta votojnë deputetët e Frontit Evropian dhe paralajmëroi se do të ndërhyjnë me amendamente.

“Ligjet që propozohen janë antishqiptare dhe janë kundër Marrëveshjes së Ohrit. Ligji për arsim është ligj kundër arsimimit të shqiptarëve të arsimit të lartë. Ligji për përfaqësim të drejtë është kundër shqiptarëve, nuk parashihet as etnia e as sanksionet për ata të cilët nuk e zbatojnë parimin e përfaqësimit të drejtë. Do të thotë është flluskë sapuni, mbetet në vullnetin e palës shumicë, sikurse në të kaluarën, na duhen për dekor shqiptarët!”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Edhe pse ky draft ligj ka kohë që është miratuar në Qeveri, vazhdon të mbete të sirtarët e Kuvendit dhe pas vendosjes në rend të ditës në seancë plenare, u largua nga Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. Ky i fundit, dje duke folur për këtë ligj, tha se mund të ketë mangësi, por shtoi se është më mirë të kemi ligj sesa mos të kemi fare. Kryeparlamentari tha se ligjin do ta vendosë në procedurë, atëherë kur ai do të vlerësojë se është moment i përshtatshëm.

“Do ta shfrytëzoj të drejtën time për të vlerësuar dhe vendosur se kur është momenti më i përshtatshëm që ky ligj të hidhet në votim. Dua që qytetarët dhe opozita ta dinë se nuk planifikojmë ta miratojmë fshehurazi. Seanca do të thirret, të gjithë deputetët do të ftohen dhe vendimin do ta marrë seanca plenare. Detyra ime është të vendos se kur është momenti më i mirë për vendimmarrje, ndërsa më pas të gjithë do ta respektojmë vendimin e Kuvendit”, u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit.

Duke qenë se shkojnë në pushim veror,  propozim-ligji pritet të sillet në vjeshtë. Më herët, opozita shqiptare akuzoi se kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, se po e mban peng Ligjin, duke pritur një moment kur opozita të mos jetë e pranishme në seancë për ta hedhur atë në votim. Opozita ka vërejtjet e saj për këtë ligj, andaj e kundërshton. Sipas VLEN ky ligj do të zëvendësoj mekanizmin e balancuesit, tani më të shfuqizuar, dhe pasi drafti ka kaluar edhe mendimin e Komisionit të Venecias, pritet të marr epilog përfundimtar me miratimin në Kuvend.

Previous ArticlePolonia thërret ambasadorin rus pas incidentit me raketë
Next Article Agron Limani emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur

Lajme të ngjashme

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

20 Nëntor 2026 MAQEDONI

UNICEF: Potenciali i çdo fëmije është më i rëndësishëm se kurrë

20 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

Klekovski: Kemi nevojë për një sistem më të organizuar dhe me përgjegjësi të qarta

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski njoftoi se së bashku me përfaqësuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.