Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Skena si nëpër filma, futbollisti ganez grabitet me dhunë nga hajnat në mes të ditës në Bruksel

Press Online30 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Sulmuesi i Union Saint-Gilloise, Mohammed Fuseini, është grabitur të dielën, derisa ndodhej në një veturë të parkuar në Bruksel. Pesë persona me kapelë e kanë nxjerrë futbollistin ganez me forcë nga vetura dhe i kanë marrë telefonin dhe orën.

“Het Laatste Nieuws” ka publikuar pamje nga grabitja. Sipas raportimit të mediumit belg, Fuseini është dërguar në spital pas grabitjes, por të hënën ka qenë në gjendje të marrë pjesë në stërvitjen e klubit të tij. Ai ka pësuar lëndime të lehta, shkruan TheBrusselsTime, transmeton klankosova.tv.

Pamjet tregojnë pesë persona duke rrethuar veturën e parkuar, ndërsa tre prej tyre e nxjerrin Fuseinin nga ulësja e shoferit. Derisa njëri nga sulmuesit e mban atë në një pozicion mbytjeje, të tjerët ia heqin orën nga dora. Më pas, Fuseini rrëzohet në tokë, ku ndalon së rezistuari.

Grupi ka kontrolluar veturën e Fuseinit para se të largohej me vrap nga vendi i ngjarjes.

Policia ka arrestuar një të dyshuar lidhur me rastin. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur disa sende të raportuara si të vjedhura. Ai është akuzuar për grabitje me dhunë, të kryer në kuadër të një grupi.

Fuseini iu bashkua Unionit në verën e vitit 2024, pas angazhimeve te skuadra austriake Sturm Graz dhe ajo daneze Randers. Me Unionin, ai fitoi titullin e kampionit të Belgjikës në vitin 2025 dhe Kupën e Belgjikës në vitin 2026.

Bruxelles. L’attaccante dell’Union Saint Gilloise, Mohammed Fuseini, é stato derubato mentre si trovava in macchina. Un gruppo di giovani di origine africana, incappucciati, ha aggredito il giocatore ghanese mentre era nella sua auto, lo hanno estratto dal mezzo e sottratto poi… pic.twitter.com/khpBk8PhLB

— Leonardo Panetta (@LeonardoPanetta) July 28, 2026

Previous ArticleHaxhiu mbledh nesër liderët e partive politike
Next Article Gashi: Ligji për Përfaqësim mund të ketë mangësi, por më mirë të kemi ligj sesa mos të kemi fare!

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.