Gashi: Ligji për Përfaqësim mund të ketë mangësi, por më mirë të kemi ligj sesa mos të kemi fare!

featured

-Nuk është ideja që të kontrabandojmë diçka që e kemi filluar dy vite, po punojmë në mëynrë shumë të detajuar, tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në lidhje me akuzat e opozitës, të cilët thonë se po përpiqet të kontrabandohet miratimi i Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, përcjell TV21. Gashi tha se po provon që të krijojë hapësirë që të komunikojnë grupet parlamentare për këtë ligj, ndërsa ftoi deputetët që ta votojnë të njëjtin.

“Në asnjë moment nuk kemi thënë se ligji është perfekt. Ai mund të ketë mangësi, por mangësitë po presupozohen apo po prejudikohen. Unë mendoj se duhet të kemi një ligj, sidomos për parimin kushtetues përfaqësim të drejtë dhe adekuat, shumë më mirë është të kemi një ligj, sesa mos të kemi fare”, deklaroi Gashi.