Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor 2026

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Toshkovski: Në kushte paqeje, sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen nga Ushtria e Policia

Press Online27 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

“Sistemet e ujësjellësit nuk duhet të sigurohen as nga Ushtria, as nga Policia. Çdo institucion që është përgjegjës për këto sisteme në kuadër të komunave duhet t’i kryejë detyrat dhe kompetencat e përcaktuara me ligj”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Në konferencën për media në Qendrën për Menaxhim me Kriza në Shkup, Toshkovski prezantoi informacionet më të fundit për situatën me ujin nga ujësjellësi i Gostivarit, duke theksuar se uji mund të përdoret vetëm për qëllime teknike, por jo për pirje dhe as për përgatitjen e ushqimit.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse mendon se duhet të rritet siguria e ujësjellësit me kontrolle më të shpeshta policore apo edhe me përfshirjen e Ushtrisë, siç propozoi opozita, Toshkovski tha se ushtria nuk duhet të angazhohet për sigurimin e sistemeve të ujësjellësit, veçanërisht në kushte paqeje.

“Personalisht, a mendoj se ushtria duhet t’i sigurojë sistemet e ujësjellësit? Jo, nuk mendoj. Kjo nuk është punë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe as e Ushtrisë, të paktën jo në kushte paqeje. Çdo institucion që është përgjegjës për kujdesin ndaj sistemeve të ujësjellësit duhet të marrë të gjitha kompetencat ligjore të përcaktuara me rregullore”, tha Toshkovski.

Ai i bëri thirrje opozitës që, në vend se të “nxehë atmosferën” te qytetarët, të fokusohet në aktivitete në të mirë të tyre.

“Do t’i rekomandoja opozitës që, në vend se të krijojë histeri dhe të përpiqet të rrëzojë gjithçka që është e dukshme për qytetarët, të fokusohet në të mirën e qytetarëve”, tha Toshkovski.

Sa i përket pranisë policore në terren, ministri tha se policët janë të pranishëm, por sigurimi i rrjeteve të ujësjellësit nuk është kompetencë e tyre.

“Policia duhet të jetë në terren? Po, dhe është. Por a duhet policia të sigurojë rrjetet e ujësjellësit në gjithë shtetin? Jo. Kjo është përgjegjësi e institucioneve të tjera”, theksoi ai.

Toshkovski shtoi se për një kohë të gjatë nuk është investuar dhe nuk janë zgjidhur problemet e qytetarëve nga ata që kanë menaxhuar institucionet.

“Ky është fakt. Për këtë arsye jemi në situatën ku jemi sot. Por gjithmonë do të ketë sfida dhe duhet të gjejmë mënyrën më të përshtatshme për t’u përgjigjur në nivelin më profesional”, tha ministri.

Në lidhje me hetimin për rastin e ujit në Gostivar dhe nëse ai po zgjerohet ndaj personave të tjerë të dyshuar, Toshkovski tha se puna po vazhdon dhe se veprohet sipas udhëzimeve të Prokurorisë.

“Kur të ketë momente të reja që mund t’i bëjmë publike, do t’i informojmë qytetarët”, deklaroi Toshkovski.

Previous ArticleKomuna e Gostivarit: Uji mund të përdoret për qëllime teknike, vazhdon puna për rikthimin e ujit të pijshëm
Next Article Haddad: Avancimi i Kosovës drejt BE-së i lidhur me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Lajme të ngjashme

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çfarë ranë dakord liderët e Ballkanit në samitin “Bërdo-Brioni” Ohër?

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari Valbon Limani mirëpret ushtruesen e detyrës së ambasadores amerikane, Nicole Varnes

27 Nëntor 2026 MAQEDONI

Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor në fokus të Samitit Bërdo – Brioni në Ohër

27 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali ka përcjellë…

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Çairit, Izet Mexhiti ka përcjellë urimet…

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë

Press Online28 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) përcolli sot një mesazh…

Rubio uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Thellojmë më tej partneritetin strategjik SHBA-Shqipëri

Press Online28 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio uroi sot popullin shqiptar me rastin…

Tregtia Kosovë–Shqipëri kalon 407 milionë euro, çfarë po eksporton më shumë Kosova

Press Online28 Nëntor 2026 KOSOVË

Marrëdhëniet ekonomike e tregtare ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pavarësisht trendeve pozitive në…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.